Modelja që sfidoi kancerin pozon me djalin e saj (Foto)

Elizaveta Bulokhova është një modele nga Ontario e Kanadasë.

Fun

05/08/2015 10:34

Kur ajo ishte 24 vjeçe dhe shtatzënë me djalin e saj Valentin, e kuptoi që kishte kancer, shkruan Klan Kosova.

Pas një operacioni 16 orësh, për ta larguar tumorin në zonën përreth, mjekët i thanë modeles se duhet ta ndërpresë shtatzëninë për t’iu nënshtruar kimioterapisë.

Mirëpo ajo nuk e ndërpreu shtatzëninë pavarësisht këshillave të mjekëve.

Megjithatë procesi i shërimit, bëri që ajo të lind djalin e saj dhjetë javë përpara kohe.

Tani 25 vjeçares që ka punuar si modele për shtatë vjet, në foto sesionin e saj të parë pas kimioterapisë i’u bashkua edhe djali i saj tashmë shtatë muajsh.

Fotografi Manolo Ceron, është munduar që t’i theksojë plagët që la kanceri te ajo, por më shumë është fokusuar që të tregojë forcën që ka përbrenda Bulokhova.

Në këto foto, shihet Elizaveta, e cila i ka humbur flokët e saj gjatë kimioterapisë, duke pozuar me fytyrën e ngjyrosur.

Fotot e tjera Elizaveta, paraqitet me djalin e saj në krahë.