Modelja e njohur tregon arsyen e çuditshme të refuzimit të këngëtarit, Niall Horan

Niall i kishte dërguar disa mesazhe flirtuese bukuroshes.

ShowBiz

26/05/2020 09:05

Arabella Chi e njohur për fansat nga seriali ‘Long Island’ ka rrëfyer për The Sun, një histori me këngëtarin e grupit ‘One Direction’ Niall Horan, transmeton lajmi.net.

Bukuroshja thotë se këngëtari i kishte dërguar disa herë mesazhe në Instagram duke i kërkuar asaj një takim, por kërkesa këto të cilat janë refuzuar nga modelja, e cila e sheh gjatësinë e tij si problem.

“Ai është më i shkurtër se mua, s’do ta pranoja kurrë një gjë të tillë” është shprehur ajo, duke shtuar faktin se Niall Horan ishte treguar shumë i sjellshëm me të.
“Unë nuk eci dot me idenë se duhet t’i kthej përgjigje vetëm sepse ai është Niall Horan nga One Direction”, shtoi ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CAhx-KOgzwr/