Modelja e njohur shqiptare shikon nga afër ndeshjen Itali-Turqi, sjell pamje nga ‘Olimpico’

Françeska udhëtoi në Romë për ndeshjen e sontme.

ShowBiz

11/06/2021 22:15

Sonte filloi Kampionati Evropian “EURO 2020”, meqë rast edhe u zhvillua ndeshja e parë, shkruan lajmi.net.

Në stadiumin “Olimpico” po zhvillohet ndeshja e parë mes Italisë dhe Truqisë, ku të pranishëm janë edhe një numër shumë i madh i tifozëve.

Këtë ndeshje nuk e humbi modelja e famshme shqiptare, Françeska Jaçe, e cila udhëtoi drejt Italisë për ta shikuar nga afër.

Ajo solli për ndjekësit e saj pamje përmes rrjeteve sociale, ku tregon se çfarë atmosfere po mbretëron atje.

Bukuroshja ishte veshur me kostum sportiv dhe po bënte tifo për ekipin e saj të preferuar në këtë ndeshje.

Për ndryshe, deri në këto momente kur po zhvillohet ndeshja, Italia është në epërsi ndaj Turqisë, me rezultat 1:0. /Lajmi.net/