Modelja e njohur njofton për shtatzëninë nëpërmjet kësaj videoje surprizë

Modelja e njohur ka njoftuar për shtatzëninë.

ShowBiz

14/08/2019 21:29

Modelja e njohur, Ashley Graham, ka njoftuar se është në pritje për t’u bërë nënë, shkruan lajmi.net.

Ajo po e pret fëmijën e bashkëshortit Justin Ervin dhe dyshja do të bëhen për herë të parë prindër.

Ashley postoi një video të adhurueshme me partnerin e saj teksa zbulonin surprizën për përvjetorin e tyre të nëntë: barkun e rrumbullakosur.

https://www.instagram.com/p/B1JWcqCgUSI/?utm_source=ig_embed

“Si sot nëntë vjet më parë, u martova me dashurinë e jetës sime. Ka qenë udhëtimi më i bukur me personin më të preferuar në botë! Sot, ndihemi të bekuar, mirënjohës dhe emocionuar teksa festojmë me familjen tonë që po zgjerohet! Gëzuar përvjetorin Justin. Së shpejti, jeta do bëhet edhe më e mirë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Ndërkohë ai e ka postuar një foto me gruan modele derisa në dorë po mbanin foton e ultrazërit.

“Gëzuar përvjetorin Ashley. Këto 9 vite më janë dukur si një përjetësi. Ndoshta sepse jeta ime filloi kur erdhe ti. Tani që kemi kaluar një jetë bashkë, le të krijojmë një jetë bashkë. Të dua ty dhe e dua “ne”. Të gjithë ne”, ka shkruar ai./Lajmi.net/