Modelja e huaj me mbulesë pozon para fotografit shqiptar

Modelja e famshme Halima Aden ka pozuar para fotografit shqiptar.

ShowBiz

23/05/2019 08:57

Fotografi shqiptar, Fadil Berisha, i ka realizuar një fotosesion profesional një prej modeleve më të komentuara në botë, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë pë modelen me mbulesë e cila quhet Halima. Ishte Fadili ai i cili nëpërmjet një postimi në Instagram e bëri të ditur këtë.

Halima nuk është emri i vetëm me famë botërore me të cilën ka bashkëpunuar Fadil Berisha.

Halima Aden është njëra ndër modelet e para me mbulesë, emri i së cilën po qarkullon në pothuajse të gjitha mediat botërore.

E lindur në një kamp refugjatësh 21 vjeçarja ka treguar se si e ka pasur fillimisht të vështirë të merret me modelim pasi thotë se e ka parë si rrezik që një grua myslimane të bëjë diçka të tillë për faktin se i bie të punojë me njerëz të panjohur por tani duke parë kaq shumë vajza që hyjnë në industrinë e modës e që mbajnë mbulesën, është thotë se mahnitshme.

“Si një ish-refugjate, di që në fillim problemet me të cilat përballet diaspora në mënyrë që të kenë një ditë feste e një pune të zellshme dhe përkushtimi, që somalezët bëjnë me shumë krenari. Unë kam pasur modelim të mrekullueshëm deri më tani, është edhe e frikshme, pasi kam parë rrezikun përpara që gruaja myslimane të bëjë diçka të tillë. Pra është e frikshme të punosh me të panjohur, por tani duke parë kaq shumë vajza që hyjnë në industrinë e modës e që mbajnë mbulesën, është e mahnitshme”, kishte thënë ajo gjatë një interviste kur u pyet për modelizmin./Lajmi.net/