Modeli madhështor i Lamborghini dërgohet në Hong Kong

Shumë prej prodhuesve të veturave udhëtojnë nëpër vende të ndryshme me modelet e tyre më të mira, për t’i reklamuar ato. Por duhet të ceket se Lamborghini shpesh nuk bënë kësi lloj dramash të mëdha si të tjerët.

Auto & Tek

18/01/2015 17:01

Teknikisht i konsideruar si model i ndarë, veturat si Veneno apo Reventon janë të bazuara në modelet ekzistuese të Lamborghini, por kanë një trup krejtësisht tjetër dhe një fuqi të shtuar që e bënë të jetë special jo vetëm për dizajnin e saj, por edhe për performancën.

Në këtë rast, fuqia e Veneno ishte rritur deri në 750 kuaj-fuqi, dhe i ishte dhënë një trup edhe më ekstrem se modeli Aventador – në të cilin ky është i bazuar, transmeton Lajmi.net.

Vetëm tre njësi të këtij modeli ishin ndërtuar, por Lamborghini është duke bërë 9 të tillë, njëri prej të cilëve ishte dërguar në përfaqësinë e Lamborghini në Hong Kong.

Ky model i bardhë vjen me një çmim prej 4.2 milionë dollarë, me një ndryshim të madh në çmim nga modeli Aventador.

Por, sigurisht, ky nuk krahasohet me Aventador-in, pasi që është shumë më shumë mahnitës. Shikoni fotografitë më lartë të dërgesës së këtij modeli që u bë në Hong Kong.