Moçali fantastiko-shkencor në Bosnje

Zhduket brenda natës moçali në fshatin Sanica në Bosnje. Uji është zhdukur, krateri është thelluar dhe fshatarët kanë lloj-lloj teorish për këtë ndodhi. Disa thonë se kjo është shenjë e Kiametit.

Lajme

27/11/2013 12:14

Në një largësi të vogël nga fshati Sanica në Bosnjë e hercegovinë, fëmijët peshkonin në një pellg të qetë i cili ishte i mbushur me alga të gjelbra dhe i rrethuar me shelgje- përderisa kafshët kullosnin aty pranë.

Tash, Razek Motanic shikon me mosbesim në një krater gjigant ku më parë ishte moçali. Është diçka si një film fantastiko-shencor: tashmë ajo gropë ka gëlltitur të gjithë ujin, peshqit tashmë janë shumë pranë pemëve.

“Unë isha këtu një ditë para se të ndodhte kjo gjë, duke pirë një lëng kumbulle”, thotë Cemal Hasan. “Dhe pastaj, kishte panik. Peshqit filluan që të hidheshin jashtë ujit, dhe pema e kumbullës u zhyt në thellësi të tokës sikur të ishte tërhequr me një grep.

Banorët e këtij fshati të izoluar në veriperëndim të Bosnjës janë shokuar që kur moçali u zhduk para dy javësh.

Moçali i tyre ishte i gjerë me diametër prej 20 metrash dhe i thellë afër 8 metra. Tash, humnera e krijuar, krateri siç e quajnë fshatarët- është 50 metra i gjerë dhe afër 30 metra i thellë- dhe akoma vazhdon që të rritet.

 

\"mocali\"

Shkencëtarët thonë se nuk është e zakonshme që moçalet dhe liqenet e vogla të zhduken krejt papritur. Ata thonë se kjo gjë mund të ketë ndodhur për shkak të tharjes së rrymave të ujërave të nëndheshme, ose për shkak të kullimit të ujit apo dhe të ujitjes.

Fshatarët e Sanica’s, sidoqoftë, nuk janë duke marrë asnjë shpjegim shkencor.

“Mund të jetë një shpellë gjigante që ka hapur derën e saj”, thotë Milanko Skrbic. “Ose një vullkan”.

Edhe një teori mjaft popullore- të cilën ekspertët e kanë hedhur poshtë bashkë ne disa hipoteza të tjera të banorëve të këtij fshati- është se peshqit kanë mundur që të aktivizojnë disa bomba të Luftës së Dytë Botërore që besohet se një grua e moshuar i ka hedhur në moçal, pas përfundimit të luftës.

“Ajo vet vdiq pasi një nga bombat i shpërtheu në krahët e saj”, thotë Cemal Hasan, përderisa qëndronte në cep të “humnerës”.

Edhe një shpjegim tjetër drithërues: Pronari i moçalit e mori atë me vete, pasi që ndërroi jetë vetëm një muaj më parë.

“Një ditë para se Hasani të ndërronte jetë ai tha: ‘Do të marr gjithçka me vete kur të vdes’. Dhe kjo është pikërisht ajo se çfarë bëri ai”, thotë Motanic. “Vajza e tij e pa atë duke ecur në liqe natën që ai vdiq”.

Husein Nanic thotë se kjo mund të jetë një shenjë se fundi është afër: “Të gjitha llojet e mrekullive ndodhin para fundit të botës”, thotë ai.