Mobilizohet Suhareka, për një ditë 4 mijë nënshkrime për mbylljen e kazinove

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se nga dje janë mbledhur 4000 nënshkrime në peticionin kundër lojërave të fatit.

Lajme

22/03/2019 09:56

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se tani ka marr edhe mbështetjen e 40 të rinjve me të cilët foli për disa aktivitete.

“Deri më tani i kemi mbi 4000 nënshkrime për peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Sapo morra mbështetjen e mbi 40 të rinjve të cilët më vizituan dhe biseduam për shumë aktivitete të cilat do të ndodhin në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.