MKRS: Flamuri në Kala të Novobërdës s’është hequr, ky objekt është dhe mbetet i Kosovës

Dje në media është raportuar për heqjen e flamurit të Kosovës nga Kalaja e Novobërdës. Madje u pretendua se flamuri kosovar u zëvendësua me atë të serbëve.

Lajme

17/08/2019 13:00

Pas marrjes së këtij lajmi sot në vend të ngjarjes kanë dalë zyrtarë nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit.

Drejtori për Trashëgimi Kulturore në këtë ministri, Ismet Hajrullahu, i ka thënë Klan Kosovës se flamuri i Republikës së Kosovës nuk është larguar fare nga kalaja.

Tutje Hajrullahu tha se ky objekt është dhe mbetet i shtetit të Kosovës dhe flamuri në të është duke qëndruar që nga muaji maj i këtij viti.

Se nuk u largua simboli i shtetit te Kosovës nga aty e konfirmoi edhe punëtori i sigurimit në këtë objekt.

Ai se e mbikëqyrin 24 orë objektin dhe se lajmet për vendosjen e një flamur serb janë vetëm gënjeshtra.

Pas kësaj situate policia nga Gjilani ka dërguar një patrullë e cila po qëndron aty që nga mbrëmë për çështje sigurie.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se ky patrullim bëhet vazhdimisht në këtë pjesë ku edhe përfshihet kalaja.

Lexo edhe:

Heqja e flamurit të Kosovës – policia tregon se a ruajtën mbrëmë Kalanë e Artanës