Mkhitaryan: Kush dëshiron Scudetton duhet të mbarojë punë me Romën

Henrik Mkhitaryan e ka filluar mirë ndeshjet parasezonale.

Sport

31/07/2021 08:27

Ish-mesfushori i Manchester United, Henrik Mkhitaryan po kalon një formë të mirë në ndeshjet parasezonale tek Roma nën urdhërat e Jose Mourinhos, transmeton lajmi.net.

Ai në një intervistë ka shprehur optimizmin e tij për sezonin e ardhshëm duke t hënë se skuadrat që duan ta fitojnë Scudetton duhet të mbarojnë punë me Romën fillimisht.

“Kush dëshiron Scudetton duhet të mbarojë punë me Romën, do të jetë një kampionat i ekuilibruar sepse ka skuadra që duan ta fitojnë”, tha ai.

“Është vështirë për të gjithë, ne kemi një skuadër të mirë dhe e dimë se ku duam të arrijmë”, shtoi ai.

“Pa bërë parashikime po mendoj për ndeshjen e radhës, miqësorja ndaj Sevillës. Por e përsëris, kush dëshiron ta fitojë Scudetton do të ketë punë me Romën, duam t’i bëjmë gjërat konkretë dhe jo të ëndërrojmë”, deklaroi Henrik Mkhitaryan./Lajmi.net/