MK Dons turpëron Man Utd-in
MK Dons e shkatërroi Manchester Unitedin duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0, dhe e eliminoi në rrethin e dytë të Capital One Cup.

Sport
Manchester United u turpërua në udhëtim te MK Dons ku pësoi humbje me rezultat të thellë 4:0 dhe u eliminua në rrethin e dytë të Capital One Cup.
Në atë që ishte pritur se do të jetë ndeshja ku Louis van Gaal do të shënojë fitoren e tij të parë zyrtare me gjigantin nga Old Trafford, erdhi një befasi e paimagjinueshme.
William Griid realizoi dy herë brenda pak më tepër se një ore lojë duke krijuar avantazh komod për vendasit.
Adnan Januzaj u inkuadrua në në vend të Shinji Kagawas, por as ai nuk kreu punë. Më pas ishte radha e Benik Afobe që po ashtu shënoi dy herë të tjera për MK Dons që shënoi një fitore dhe befasi të madhe duke turpëruar Unitedin.