Mjet shpërthyes tek pika kufitare në Merdare, ndalohet qarkullmi

Për shkak të një mjeti të dyshimtë shpërthyes është mbyllur përkohësisht për qarkullim pika kufitare në Merdare.

Lajme

08/12/2021 20:16

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por që për shkak të sigurisë për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi, transmeton lajmi.net.

“Me datë 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, per arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi. Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/