Mjet shpërthyes në shtëpinë e Drejtorit të Urbanizmit

Një mjet shpërthyes është gjetur mbrëmë para shtëpisë së Drejtorit të Urbanizmit të Gjakovës, Xhelal Hoxha. Policia thotë se mjeti shpërthyes është tërhequr nga aty pa pasoja anësore.

Lajme

28/12/2013 11:04

Një mjet shpërthyes është gjetur mbrëmë në shtëpinë e Xhelal Hoxhës, pak ditë pasi ai është emëruar Drejtor në Drejtorinë Komunale të Urbanizmit në Gjakovë.

Lajmin për gjetjen e mjetit shpërthyes e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai ka thënë ekipet speciale të deminimit kanë bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes pa pasoja anësore.