Mjeku shqiptar në Zvicër: Çmimet u ngritën, një pako me dorëza nga 4.9 shkoi në 38 franga

Gjinekologu shqiptar në Zvicër Dr. Avdullah Krasniqi ka folur për gjendjen me koronavirus në vendin ku jeton ai. Krasniqi thotë se Zvicra e ka përballuar mirë Covid-19, për dallim nga vendet të cilat e rrethojnë si Italia, Gjermania të cilat janë goditur mjaft shumë.

Lajme

30/05/2020 11:13

Krasniqi ka treguar se në Zvicër ka pas mungesë të madhe të materialeve mbrojtëse. “Po kemi pas mungesë të dezinfektuesve dhe maskave, por më vonë është zgjidhur ky problem”, ka deklaruar Krasniqi për Gazetën Shneta.

Ai ka thënë se ka pasur ngritje enorme të çmimeve për furnizimin e kabinetit të tij privat në Zvicër. “Aty ku jemi furnizuar ne për punën e kabinetit, psh. një kuti me 50 maska ka qenë 4.90 franga ndërsa tani çmimi ka shkuar në 38 franga”, ka deklaruar Krasniqi.