Mjeku nga Malisheva kërkon më shumë mbështetje nga qeveria për këtë komunë

Mjeku nga Malisheva, Jeton Bytyçi, i cili punon në QKUK, ka bënë thirrje në drejtim të institucioneve që të kthehen sytë nga Malisheva, pasi siç ka thënë, vetëm Tirana nga vendet ku jetojnë shqiptarët është e prekur më shumë nga pandemia e Koronavirusit.

Lajme

07/04/2020 00:47

Sipas tij, kapacitetet shëndetësore të asaj komune për ta përballuar pandeminë janë të varfëra.

Postimi i plotë në Facebook:

Malisheva është goditur më së rëndi deri sot nga Coronavirusi. Qyteti i dytë në trojet shqipëtare pas Tiranës per nga numri i rasteve pozitive me Covid-19. Është e papranueshme dhe tejetë dëshperuse që Qeveria nuk është duke perkrahë në masë të duhur Komunën e Malishevës në këtë kohë krize. Kam shërbyer ne Malishevë si Mjek per disa vite dhe e di sa janë kapacitetet shëndetesore per të perballuar këtë krizë e vetme! Si mjek dhe si qytetar, ju lutem ktheni sytë nga Malisheva!