Mjeku i dëshpëruar pas pezullimit të Ligjit për Paga: Bravo për varfërimin e mbi 60 mijë familjeve

Gjinekologu Blerim Syla, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të Ligjit për Paga.

Lajme

12/12/2019 16:50

Syla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është e tepërt, duke thënë se me këtë vendim, Kushtetuesja varfëroj mi 60 mijë familje, stimuloj largimin e kuadrove nga Kosova etj.

Postimi i plotë:

KJO ËSHTË E TEPËRT.

Bravo për varfërimin e mbi 60000 familjeve

Bravo për stimulimin e largimit te kuadrove nga Kosova

Bravo për shkatërrimin e ARSIMIT,SHËNDETËSISË dhe POLICISË.

Bravo për avancimin e grupeve anti shtet.

Bravo për nxitje te trazirave sociale.

Bravo për humbjen e shpresës tek fëmijët.

A keni frikë nga Zoti dhe gjaku i atyre që ranë për këtë vend.

Publikisht po deklarohem se duke i kërkuar falje FAMILJES unë nuk do ndalem në asnjë mënyrë e JU ja ku më keni.

Tani se bashku eciiiim.TURP TURP TURP.

P.S. Ky shkrim nuk ka të bëj me pozitën time aktuale por veç se një mjek specialist me provoj 26 vjeçare dhe një FAMILJE e cila ka dhënë shumë për këtë vend. SHIHEMI …. /Lajmi.net/