Mjekiqi: LDK-ja ka rritje për 5% në sondazhe

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se nuk janë frikësuar nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, nëse nuk do të zgjidhej presidenti i Kosovës më prill.

Lajme

07/04/2021 23:42

Mjekiqi në Rubikon ka deklaruar se LDK-ja ka një rritje të votuesve sipas sondazheve të fundit që janë duke bërë.

“Ne nuk iu jemi frikësuar mbajtjes së zgjedhjeve se nuk mund të kemi vota. Sondazhet që jemi duke i realizuar janë duke e paraqitur më mirë LDK-në se sa në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

“Sipas sondazheve kemi një rritje prej pesë përqind të votuesve, ne do të kemi një rritje në zgjedhjet tjera”, ka thënë Mjekiqi.