Mjegull e ajër i ndotur në Prishtinë, Rina Balaj publikon videon shqetësuese

Rina publikoi një video, ku gjendja shihej shqetësuese në Prishtinë.

ShowBiz

17/01/2020 22:31

Prishtina këto ditë po përballet me ajër të ndotur e po ashtu me mjegull, shkruan lajmi.net.

Reperja Rina Balaj ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, në të cilën shihet gjendja e tmerrshme në një lagje të Prishtinës.

Më poshtë mund ta shihni se si ishte ajri gjatë ditës në Prishtinë, ndërsa niveli i ndotjes mbetet alarmant. /Lajmi.net/