Mjalinda prinë në renditjen e re botërore të Xhudos

Krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi prinë në renditjen e re botërore sa i përket sportit të xhudos.

Sport

15/09/2014 19:04

Xhudistja nga Peja arriti të shpallej kampione e botës gjatë këtij viti, dhe falë kësaj, ajo tashmë është në vendin e parë në renditjen e re botërore.

Sipas 101judo, Majlinda prinë listës me plotë 3750 pikë të grumbulluara, 240 pikë më shumë se vendi i dytë.

Majlinda gjatë këtij viti mori pjesë në plotë pesë gara dhe në të gjitha ato arriti që të fitojë medalen e artë.

Kelmendi dhe xhudisti nga Gjeorgjia, Avtandil Tchrikishvili, kanë pasur formën më të mirë në këtë vit. Të dy këta fituan pesë medale të arta në po aq gara.