Mjafton goli i Son, Tottenham triumfon ndaj Arsenalit

Tottenham ka shënuar fitore minimale ndaj rivalit të përbetuar, Arsenal.

Sport

08/08/2021 16:53

Skuadra e drejtuar nga Espiriti Santo ia doli të fitojë me rezultat 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm e realizoi ylli i skuadrës, Heung-Min Son pas një asistimi të bukur nga Tanganga (79′).

Ndërkohë, në tërë ndeshjen mund të thuhet se Tottenham ishte skuadër më kërkuese, duke marrë parasysh disa raste të bukura që nuk i konkretizoi Dele Alli.

Arsenal gjithashtu kishte disa gjuajte në portë, por iu mungoi konkretizimi.

Kësisoj, ky takim përfundoi me rezultat 1 – 0./Lajmi.net/