“Mjaft më”, Vjosa Osmani reagon për kërcënimin ndaj Albin Kurtit

Edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani i ka dalë në mbrojtje kryetarit të VV-së, Albin Kurti për deklaratat skandaloze të anëtarit të Nismës, Haxhi Hoti.

Lajme

28/12/2019 23:42

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ngjarje tregon se kur njerëzit ndihen të lirë të kërcënojnë, shihet se Kosova ka një sistem të brishtë të drejtësisë, e që sipas saj gjithmonë ka mbajtur anën e atyre që kanë kërcënuar, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, kërcënime të tilla ka pasur edhe menjëherë pas luftës.

Postimi i plotë i saj:

Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.
Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më. /Lajmi.net/