Mitsotakis: Evropa do të përballet me një valë tjetër migratore

Evropa duhet të përgatitet për një valë tjetër migrantësh dhe refugjatësh, theksoi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë.

Bota

16/10/2019 16:04

Njëqind ditë pas marrjes së funksioneve, Mitsotakis, vendi i të cilit është rikthyer këtë vit në portën kryesore të hyrjes migratore në Evropë, ashpërsoi tonet ndaj vendeve të Bashkimit Evropian duke refuzuar pritjen e imigrantëve në Greqi.

“Do të ketë pasoja për ata që zgjedhin të mos marrin pjesë në këtë manovër të solidaritetit evropian”, theksoi kryeministri konservator.

Para parlamentit grek, kryeministri kishte paralajmëruar se do të kërkonte sanksione specifike kundër këtyre vendeve, pa i përmendur.

Me më shumë se 70.000 azilkërkues në Greqi, 33 000 prej të cilëve në ishujt e Egjeut në afërsi të Turqisë, Mitsotakis e cilësoi të papranueshme qasjen e disa vendeve anëtare të BE-së që mendojnë se ky nuk është problemi i tyre./atsh