Mitrovicë: Ia vjedhin paratë një femre, policia kap hajnat
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:15 në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë.

Lajme
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se sipas përshkrimit të personave nga ana e viktimës, njësitë policore kanë arritur që pas një ore t’i kapin autorët.
“Në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë policia ka arritur të arrestojë tre të dyshuarit, derisa tek njëri prej tyre janë gjetur paratë që dyshohet se ia kishin marrë viktimës”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, rasti është proceduar si vjedhje, kurse ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor.