Mitrovicë, arrestohet i dyshuari pasi bëri për spital dy policë të trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar që një i dyshuar me inicialet F.B. ka sulmuar policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në trafik.

Lajme

06/08/2015 16:12

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Brigada 141”, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit deri te incidenti ka ardhur kur zyrtarët policor gjatë kontrollit te trafikut rrugor kishin kërkuar nga i dyshuarit që të verifikojnë dokumentet e tij dhe të veturës, raporton lajmi.net.

“I dyshuari duke mos përfillur urdhrat e zyrtarit policor përnjëherë ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor duke i shkaktuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pasi është intervistuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës”.