Mitrovicasit ia vjedhin 1000 euro nga llogaria e bankës, këto janë dyshimet e tij

Një personi në Mitrovicë i janë vjedhur 1000 euro nga llogaria bankare.

Lajme

05/06/2022 08:49

Viktima dyshon se një mashkull kosovar të cilit ia kishte dhënë veturën për regjistrim e ka bërë këtë, pasi edhe kuleta e tij ishte brenda veturës, shkruan lajmi.net.

Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar me procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë:

HYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK

Rr. Nemanja, Mitrovicë 03.06.2022-21:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i janë vjedhur 1000 € nga llogaria bankare dhe se viktima dyshon në një mashkull kosovar të cilit i kishte dhënë veturën për regjistrim ku ishte edhe kuleta me dokumente. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/