Misteri i ‘Biblës së Djallit’

Bibla e Djallit është një dorëshkrim mesjetar që legjenda thotë se ishte shkruar nga vetë Luciferi.

Fun

12/05/2015 21:07

“The Codex Gigas” është dorëshkrimi më i madh mesjetar që ka mbijetuar. Është afro 22cm i trashë dhe 92cm i gjatë.

Libri është aq i madh sa që thuhet se janë dashur më shumë se 160 lëkura të kafshëve për ta krijuar atë, transmeton Lajmi.net.

Madhësia e këtij libri nuk është e vetmja që i ka habitur historianët. Brenda këtij libri gjenden plot imazhe me ngjyra të Djallit, duke bërë që shumë historianë të besojnë se faqet e tij janë të mallkuara.

28902B9600000578-0-image-a-7_1431370639681

Ky dorëshkrim misterioz është vendosur sot në Bibliotekën Kombëtare të Suedisë në Stokholm dhe është titëlluar me emrin “Bibla e Djallit”, transmeton Lajmi.net.

Për ta kapur librin e rëndë prej 74kg duhen të paktën dy njerëz për shkak të faqeve të mëdha nga lëkura. Por, si u krijua ky libër ende nuk dihet.

Legjenda thotë se një murg nga Mesjeta u dënua dhe u fortifikua i gjallë pasi i theu betimet e tij monastike. Për të shmangur ndëshkimin, murgu filloi të shkruaj, për një natë të vetme, një libër që përmbante të gjitha njohuritë njerëzore.

28902B4400000578-3077265-image-a-42_143139270057528902B4900000578-3077265-The_Codex_Gigas_or_the_Devil_s_Bible_is_today_located_at_the_Nat-m-41_1431392688609

Pasi mesnata filloi të afrohej, murgu u dëshpërua shumë dhe iu kthye Luciferit për ndihmë (Djallit të madh, sipas legjendave), duke i ofruar atij një pakt për ta përfunduar librin në shkëmbim të shpirtit të tij.

Luciferi ra dakord dhe nënshkroi punën e murgut duke shtuar një portret të vetes në të. Në fotografinë me ngjyra, ai është i vendosur kundër një peizazhi bosh në mes të dy kullave të mëdha, transmeton Lajmi.net.

Sinar multishot - 16 skott

Sipas një raporti në National Geographic para disa viteve, analizat e dorëshkrimit nga palaeografi Michael Gullick treguan se një shkrues i vetëm e shkroi gjithë këtë dorëshkrim të madh, pasi që u vërtetua se shkrimi në të ishte i njëjtë në çdo faqe – që është për t’u çuditur.

Libri përmban 5 tekste të gjata së bashku me Biblën e plotë. Libri fillon me ‘Testamentin e Vjetër’ dhe përcillet nga dy punimet e Flavius Josephus i cili jetoi në shekullin e parë.

2890A3C600000578-3077265-image-a-21_1431374119130

Ai përfundon me ‘Testamentin e Ri’ dhe punimi i fundit i gjatë në të është ‘Kronika e Bohemias e Comsmas nga Praga’.