Miss Pennsylvania shtiret sikur ka kancer, mbledh miliona dollarë

Të shohësh një miss pas hekurave, ndodh rrallë. Më së shumti, vajzat e dala nga konkurset e bukurisë, në shfaqjet e tyre publike flasin për paqen në botë apo fëmijët e kequshqyer në zonave të varfra, por Brandi Lee Weaver-Gates ka zgjedhur të ndjekë një kauzë tjetër, duke mashtruar. E zgjedhur si Miss Pennsylvania U.S. International, Brandi ka deklaruar më pas se vuante nga kanceri dhe i është përkushtuar mbledhjes së fondeve.

Fun

12/08/2015 13:53

Ajo i bëri të gjithë të besojnë se ishte diagnostikuar me leuçemi limfatike kronike në mars të 2013-s. Në vitet që pasuan, ajo mblodhi fonde për të paguar trajtimin e saj. Eventi më i fundit i mbledhjes së fondeve ishte ai i prillit të këtij viti, ku vetëm gjatë një nate Brandi mblodhi rreth 14. 000 dollarë.

Kohët e fundit, një letër anonime e mbërritur në policinë e zonës ku ajo jeton vuri në lëvizje agjentët, të cilët zbuluan se ajo nuk ishte ndjekur kurrë nga ndonjë mjek për sëmundjen e pretenduar.

Vajza pritet të dalë para trupit gjykues javën e ardhshme, ndërsa organizatorët e konkursit që e shpalli fituese pritet t’i heqin titullin./shekulli