Miss Kosovën e merr Donald Trump
Mirjeta Shala ka nënshkruar kontratë pune me njërin nga biznesmenët më të rëndësishëm të botës, Donald Trump. Këtë lajm e ka bërë të ditur fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha.

ShowBiz
Duket se Miss Kosova do t’ia sheh hajrin politikës.
Ndonëse nuk u lejua të marrë pjesë në “Miss Universe” në Rusi, pasi ky shtet nuk e njeh Kosovën, Mirjeta Shala do të vazhdojë të merret me modelizëm.
Mirjeta ka nënshkruar një kontratë pune me njërin nga biznesmenët më të rëndësishëm të botës, Donald Trump.
Këtë lajm e ka bërë të ditur fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha.
Përmes rrjetit social Facebook ai ka shkruar: “Congrats to Miss Kosovo signing with Trump Models” (Urime Miss Kosovës, e cila do t’i bashkohet kompanisë Trump Models).