Misioni i realizuar

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pranon se nuk është ende në kulmin e formës. Por, ai gëzohet me triumfin në Superkupën e Evropës, i fituar për herë të parë prej tij.

Sport

13/08/2014 00:17

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë dhe udhëhoqi Real Madridin e tij drejt fitores 2:0 ndaj Sevillas në Superkupën e Evropës.

Ylli portugez luajti tërë takimin edhe pse u rikthye më vonë në stërvitje pas Kampionatit botëror. Ai pranoi se nuk është ende në formën ideale, por iu gëzua suksesit të skuadrës.

“Nuk mund të kërkohet asgjë më shumë sepse misioni u realizua. Ndihem mirë por më mungon edhe diçka për të qenë në maksimum. Do të pi pak shampanjë ndoshta do të më kalojë”, u shpreh Ronaldo pas ndeshjes.

“Është një moment shumë special, e doja shumë këtë trofe sepse nuk e kisha asnjë. Skuadra luajti shumë mirë, dhe do të hyjmë me vetëbesim në edicionin e ri”, përfundoi ai.