Misioni i pamundur
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Juventusit, Andrea Pirlo. Reprezentuesi italian ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantin torinez, dhe më herët gjatë javës pranoi se ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me Bianconerët, ose të kërkojë një skuadër të…
Sport
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Juventusit, Andrea Pirlo.
Reprezentuesi italian ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantin torinez, dhe më herët gjatë javës pranoi se ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me Bianconerët, ose të kërkojë një skuadër të re në fund të këtij sezoni.
Andaj, në mesin e klubeve që janë përmendur si të interesuara për Pirlon është edhe Real Madrid, dhe ish trajneri i tij nga Milan, Carlo Ancelotti.
Por, sipas këtij të fundit, në rast të largimit nga Juventus, mesfushori italian nuk do të përfundojë në Santiago Bernabeu.
“E dini se sa shumë jam i lidhur me Pirlon, por është gjë që nuk është e mundshme”, deklaroi Ancelotti për të përditshmen sportive spanjolle Marca.