OSBE-së dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dënoi aktet e dhunës që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës gjatë përpjekjeve të opozitës për të bllokuar punimet, komunikoi zyra e OSBE-së në Prishtinë.

Lajme

08/10/2015 19:01

“Dhuna që pamë sot në Kuvend është e papranueshme dhe e dëmshme për demokracinë. Pamjet shqetësuese të përdorimit të gazit lotsjellës, të deputetëve që kërkonin ndihmë mjekësore dhe incidenteve tjera cenojnë pasqyrën e progresit demokratik në Kosovë. Në të njëjtën kohë, bllokada institucionale dëmton progresin dhe reformat.

Në Kosovë ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm për debat pluralist dhe unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë këto mekanizma e të mos përdorin dhunë”, ka deklaruar Schlumberger./K.P.