“Film i shkruar nga dikush që s’e ka parë filmin”, Misetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin

Lluka Misetiq është duke vazhduar deklarimin përmbyllës si mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaci. Misetiq ndër të tjerash deklaroi se Thaci është i pafajshëm dhe se Prokuroria Speciale po tenton që t’i largojë provat shfaqjëuese për Thacin. Avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se e sheh problematik faktin që në gjithë dosjen e Zyrës së…

Lajme

11/02/2026 10:29

Lluka Misetiq është duke vazhduar deklarimin përmbyllës si mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaci.

Misetiq ndër të tjerash deklaroi se Thaci është i pafajshëm dhe se Prokuroria Speciale po tenton që t’i largojë provat shfaqjëuese për Thacin.

Avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se e sheh problematik faktin që në gjithë dosjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) janë shpërfillur të gjitha provat të cilat diskreditojnë provat dhe pretendimet e saj.

“Kur analizohen dhe shqyrtohen parashtrimet përfundimtare të ZPS-së është sikur të lexohet një kronikë apo analizë e një filmi të shkruar nga dikush që nuk e ka parë filmin”.

Gjithashtu Mishetiq hodhi poshtë provat e paraqitura ku prokuroria pretendon se Thaçi ishte pjesë e “operacioneve të torturave”.

Misetiq tha se nuk ka patur prova të drejtpërdrejta që ka ekzistuar një plan i tillë dhe se ka mjaftueshëm prova që të shpallet i pafajshëm nga këto akuza.

“ZPS-ja arrin të dëshmojë vetëm dy takime ku është diskutuar në lidhje me shenjëstrimin e UÇK-së nga ana e Tahir Zemjajt dhe Farkut. ZPS s’ka vërtetuar se Thaçi ka marrë pjesë në këtë takim, madje ZPS as nuk e ngreh pretendim që Thaçi të ketë qenë i pranishëm në këtë takim dhe dëshmia e Zyrapit ku ka konfirmuar se ka qenë i pranishëm në atë takim por s’i kujtohet që Thaçi ka marrë pjesë.Në dosje përfundimtar s’ka qenë në gjendje të identifikojë asnjë takim të vetëm të Shtabit të Përgjithshëm ku të ketë marrë pjesë Thaçi e ku të jetë diskutuar tema e kundërshtarëve të lufës speciale.Prokuroria s’ka identifikuar asnjë takim ku të jetë bërë një diskutim i tillë, takimet e vetme janë vetëm 16 gusht dhe 29 dhjetor. ZPS-ja as nuk pretendon që Thaçi të ketë qenë i pranishëm në këto takime. Si takime ku janë diskutuar kundërshtimet e luftës speciale”,deklaroi ai. /Lajmi.net/