Miriami për këngën e Albanit: Nuk kam gjetur kurrë forcën t’i këndoj këto vargje

Miriam Canj ka shkruar fjalë prekëse pas publikimit të këngës së re nga Alban Skënderaj.

ShowBiz

18/03/2019 12:57

Alban Skëndersj mbrëmë publikoi projektin e tij të ri me titull “Plagë në gjysmëshpirt”, baladë kjo që emocionoi të gjithë me vargjet, shkruan lajmi.net.

Albani ka thënë se kënga është shkruar plot 10 vite më parë, atëherë kur vdiq nëna e Miriamit, por nga emocionet nuk ka mundur që ajo ta këndojë.

Miriam Cani përmes një postimi në Instagram, ka falënderuar publikisht Albanin për këto vargje dhe shkroi për mungesën e nënës.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I MIRIAMIT, PA NDËRHYRJE:

“Nuk e kam gjetur kurr forcen ne keto 10 vite ti kendoj keto vargje qe ti shkepute nga shpirti im.
E kam shume te veshtire te shkruaj apo te flas per te pa me rrahur zemra cmendurisht fort.
Koha sheron cdo plage thone…por une di te them qe thjesht mesohesh te bashkejetosh me nje dhimbje te tille.
Perpiqesh qe kete dashuri qe ruan forte ne shpirtin tend t’a kthesh ne force dhe motiv.

Nuk do mundem te te falenderoj dot kurre mjaftueshem qe perjetesove ne fjale e tinguj ate qe ndjej per nenen time por tashme edhe ti ndjen per tenden.
Na bashkojne plote gezime por edhe dhimbja na ben nje.
Kam 10 vite qe e kendoj kete kenge cdo dite brenda vetes.
E dua me cdo qelize te trupit tim, e mendoj me cdo frymarrje timen dhe e di qe nje dite ky gjysmeshpirt do te plotesohet” . /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvH7mf2BNL0/

YouTube player