Miriam Çani: Unë dhe Albani kemi ndihmuar në heshtje

Miriam Çani doli me një postim lidhje me tërmetin e 26 nëntori.

ShowBiz

02/12/2019 17:49

Miriam Çani dhe Alban Skenderaj kanë qëndruar të heshtur gjatë javës së ‘kaosit’ ku në Shqipëri shumë persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, shkruan lajmi.net.

Si shumë artistë të tjerë edhe çifti Miriami dhe Albani kanë ndihmuar personat e prekur nga tërmeti, por ndryshe nga të tjerët ata e bënë këtë në heshtje shkruan Miriami në një postim.

“Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar.
Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591

Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi.
Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur.
Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen.
Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5kvZZ0Fruh/