Miriam Cani ju falënderon

Këngëtarja Miriam Cani për të cilën tashmë është bërë publik lajmi se është shtatzënë, ka falënderuar fansat e saj të cilët në numër të madh e kanë uruar

ShowBiz

12/05/2015 19:48

Miriami përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka falënderuar fansat, duke iu thënë se i ndjen më afër se kurrë.

“Faleminderit të gjithëve nga zemra për urimet.  Ju ndjej afër si asnjëherë më parë. Besoj se ky duhet të jetë kulmi i lumturisë se çdo njeriu, familjeje! Ndihem e bekuar”, ka shkruar Miriami, transmeton lajmi.net