Miriam Cani feston ditëlindjen, Albani ia bën premtimin e madh

Këngëtarja Miriam Cani sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë të veçantë të sajën nuk ka munguar urimi i bashkëshortit të saj Alban Skenderaj, shkruan lajmi.net. Këngëtari e ka uruar për ditëlindje atë përmes një postimi në Instagram dhe i ka premtuar edhe pushime. “GEZUAR DITELINDJEN dashuri dhe mbas datës 6 të premtoj pushime nga ato…

ShowBiz

30/05/2024 16:38

Këngëtarja Miriam Cani sot feston ditëlindjen.

Për këtë ditë të veçantë të sajën nuk ka munguar urimi i bashkëshortit të saj Alban Skenderaj, shkruan lajmi.net.

Këngëtari e ka uruar për ditëlindje atë përmes një postimi në Instagram dhe i ka premtuar edhe pushime.

“GEZUAR DITELINDJEN dashuri dhe mbas datës 6 të premtoj pushime nga ato qe ke qejf ti”, ka shkruar ai.

Mes të tjerash ai ka treguar që janë duke kaluar një periudhë të ngarkuar nga puna dhe mbështetja dhe këshillat e Miriamit janë motivi i tij që të vazhdojë me tutje.

Ditët qe po kalojmë këtë periudhë përfshirë dhe ditën e sotme janë komplet e kundërta e kësaj foto. Ngarkesë, sfida, emocione të mëdha dhe pak orë gjumë! Por synimi është tepër i madh bashkë me kënaqësinë dhe lumturinë që vjen pas.

Ketë s‘mund ta përballoja pa mbështetjen dhe qetësinë qe ti me dhuron si ne familje ashtu dhe ne pune me angazhimin dhe këshillat e tua te përditshme.

Kujtojmë se Alban Skenderaj do të mbaj një koncert madhështorë me datën 6 qershor në stadiumin “Air Albania Stadium” në Tiranë./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)