Miriam Cani: E kam ditur që mbarë Kosova e do Albanin por mbrëmë u tejkaluan pritshmëritë

Miriam Cani ka folur pas koncertit të mbrëmshëm.

ShowBiz

20/06/2019 14:42

Mbrëmë në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë u mbajt koncerti ‘Hapsirë e një ëndrre’ i cili mblodhi një numër të madh të të pranishmëve, rreth 3000, shkruan lajmi.net.

Atmosfera ishte shumë e veçantë, e tillë si edhe befasia që shpalosi vetë Miriami para të pranishmëve. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe se me Albanin pritet që të bëhen sërish prindër, për herë të dytë.

Një ditë pas përfundimit të koncertit Miriami ka zgjedhur që t’i falëndeojë të gjithë të pranishmit.

“3000 zemra qe kenduan cdo fjale e cdo tingull nje zeri! Gjithmone e kam ditur qe Prishtina dhe mbare Kosova Albanin e ka shume perzemer por ajo qe perjetova mbreme tejkaloi cdo imagjinate timen. Ky koncert ishte vertete nje ENDERR! Thellesisht mirnjohese ?”, ka shkruar Miriam Cani në Instagram./Lajmi.net/