Mirënjohje nënkolonelit suedez Jakobsson

Ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati pritën të premten oficerët ndërlidhës të Ushtrisë së Suedisë në Kosovë, nënkolonelët Kurt Jakobsson dhe Johan Falkholt.

Lajme

31/10/2014 14:43

Me këtë rast, ministri Çeku dhe gjeneral Kastrati e falënderuan oficerin Jakobsson për punën, angazhimin dhe bashkëpunimin e deritashëm në mes të FSK-së dhe Ushtrisë suedeze,  ndërsa nënkolonelit Falkholt i dëshiruan mirëseardhje dhe vazhdim të suksesshëm të punës së paraardhësit të tij.

Ministri dhe komandanti i FSK-së me këtë rast i ndanë Mirënjohje nënkolonelit Jacobsson në shenjë respekti për  kontributin e tij në bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Ushtrisë së Suedisë dhe FSK-së, për angazhimin e Ushtrisë suedeze në pastrimin e Parkut të Gërmisë, si dhe për   mbështetjen e tyre të pakursyer në fushën e kërkim-shpëtimit.