Mirena: VV s’i pranoi Gërvallën e Kusarin në koalicion, mirë ua ka ba
Gazetari Ilir Mirena, ka komentuar rreth deklarimeve nga GUXO për arsyet e dështimit të arritjes së një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Mirena në profilin e tij ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti nuk i mori në koalicion, dhe sipas tij “GUXO” dhe “Alternativa” s’ekzistojnë më. “VV’ja nuk i pranoi si te…

Lajme
Gazetari Ilir Mirena, ka komentuar rreth deklarimeve nga GUXO për arsyet e dështimit të arritjes së një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mirena në profilin e tij ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti nuk i mori në koalicion, dhe sipas tij “GUXO” dhe “Alternativa” s’ekzistojnë më.
“VV’ja nuk i pranoi si te denja per te bere koalicion me to. Mire ua ka ba, se nuk i duhen me, e edhe me mire qe po shuhen si parti politike”, ka shkruar drejtuesi i “Periskopi”.
Ai tutje ka thënë se këto dy parti kanë shërbyer vetëm për përfitime personale të Vjosa Osmanit dhe Mimoza Kusarit.