Mirena: Vjosa Osmani sonte foli si deputete, jo si kandidate për kryeministre

Analisti Ilir Mirena e vlerëson si të dështuar performancën e kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanit, sonte në RTV Dukagjini.

Lajme

11/09/2019 23:30

Mirena ka thënë se ka qenë zhgënjyese paraqitja e saj. Sipas Mirenës, Osmani as nuk e sulmoi PDK-në, siç jemi mësuar ta dëgjojmë.

‘’Vjosa ka performu shumë dobët. Ska qenë në gjendje të përgjigjet në pyetje shumë esenciale. Nuk e ka sulmuar PDK-në. Ndoshta ka fillu me kuptu se qysh bëhet edhe politika në këtë vend. Kumedit se ndoshta përfundon nesër me ta’’, tha Mirena.

Mirena shton se Osmani sonte foli si deputete, e jo si kandidate për kryeministre.

‘’E kam dëgju me vëmendje. Ka shumëcka të paqartë, ka përgjithësime për gjitha temat. Për ekonominë nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme. Kjo është dëshpëruse. Ska folë për drejtësinë. As për arsimin. Performanca sonte, një zhgënjim. Pritjet kanë qenë më të mëdha. Ka dështu drastikisht.