“Mirë qenka kështu”, Shpend Ahmeti kritikon komunën e Prishtinës në ditën që ia dorëzoi detyrën Përparim Ramës

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sot ia dorëzoi zyrtarisht detyrën kryetarit të ri të kryeqytetit, Përparim Ramës, ka kritikuar komunën që ka udhëhequr deri më sot për mos-pastrimin e rrugëve.

Lajme

07/12/2021 20:18

Tashmë që nuk është kryetar, Ahmeti ka ironizuar duke thënë se “mirë qenka kështu”, transmeton lajmi.net.

“Kesh tu bo ndeshje, si kishin pastru rrugët. Komuna e Prishtinës ku jeni?”, ka shkruar Ahmeti në Tëitter.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës ishte kritikuar gjatë qeverisjes së Ahmetit për mos-pastrimin e rrugëve të kryeqytetit sa herë kishte pasur reshje të borës. /Lajmi.net/