Miratohet strategjia për migrimin
Bajram Rexhepi thotë se përmes këtij projektligji synohet administrimi i migrimit dhe forcimi ndërinstitucional si dhe bashkëpunimi rajonal.

Lajme
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, miratoi strategjinë për migrimin.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se përmes këtij projektligji synohet administrimi i migrimit dhe forcimi ndërinstitucional dhe bashkëpunimi rajonal, që ka për qëllim parandalimin e migrimit të parregullt dhe luftimin e trafikimit me emigrantë.
“Ky dokument ndahet në dy pjesë, strategjia për veprim dhe plani i veprimit dhe përmban aktivitetet, të cilat planifikohet që të përmbushën gjatë viteve 2013-2018. Objektivat strategjike dhe specifike si dhe aktivitetet janë të paraqitura në detaje në planin e veprimit”, ka theksuar Rexhepi.
Ministri i Financave, Besim Beqaj, foli për rezultatet e shqyrtimit të Raportit Nëntëmujor të Buxhetit.
“Pranimet nga tatimet kufitare të doganave arrin në 67 për qind të planit vjetor dhe përfshin shumën prej 610 milionë, ndërsa, krahasuar me vitin paraprak, kemi një rritje prej 2 për qind”.
“Pranimet e mbledhura nga Administrata Tatimore arrin në 75 për qind të planit vjetor për këtë kategori dhe shprehur në masë monetare janë 226 milionë euro dhe, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi një rritje prej 11 për qind”.