Miratohet Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Kosova e barabartë me shtetet tjera

Komisioni Evropian e ka miratuar në Strasburg “Strategjinë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunim më të madh të Bashkimit Evropian në atë rajon”.

Lajme

06/02/2018 15:07

Me këtë është konfirmuar e ardhmja evropiane e Ballkanit si rajon me vlera të përbashkëta gjeostrategjike dhe vlera të përbashkëta me BE-në.

Në këtë strategji është përfshirë edhe Kosova.

Kur bëhet fjalë për Kosovën në strategji thuhet se Kosova e ka rastin për përparim të qëndrueshme përmes implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe bashkimit në përparimin në rrugën evropiane kur këtë ta lejojnë rrethanat objektive, shkruan lajmi.net.

Në strategji thuhet se deri në vitin 2025 BE-ja mund të ketë më shumë se 27 vende anëtare që janë aktualisht, mirëpo shpejtësia e përparimit në këtë rrugë varet nga secili shtet veç e veç, ka njoftuar BE.

Me vlerësimin se Serbia dhe Mali i Zi më së shumti kanë përparuar në rrugën evropiane dhe se ato deri në vitin 2025 mund të bëhet anëtare, Strategjia sqaron hapat të cilat duhet të ndërmarrin këto dy vende në mënyrë që t’i bashkohen BE-së në vitin 2025.

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë vlerësohet se këto dy vende po arrijnë përparim domethënës në rrugën evropiane dhe shtohet se Komisioni është i gatshëm që të bëjë gati përgatitjet për hapjen e negociatave për anëtarësim, mirëpo kjo varet nga përmbushja e kushteve.

Edhe për Bosnjën thuhet se do të përgatitet kërkesa për anëtarësim të këtij shteti. /Lajmi.net/