Miratohet projektligji për pagën minimale, opozita brohorasin “marre”

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancën e radhës, e cila ka nisur me shqyrtimin e pikave të mbetura nga seancat e kaluara.

Lajme

14/06/2022 13:40

Si fillim seanca ka filluar me deklarime nga grupet parlamentare

Në këtë seancë, ka kaluar projektligji që përcakton pagën minimale. Ky projektligj përjashton veteranët nga rritja e pagës minimale.

68 deputetë kanë marrë pjesë në votim, por gjatë votimit pati gjashtë abstenime.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se të gjitha abstenimet kanë përfunduar për këtë çështje dhe se s’do ti kthehet edhe njëherë.

Paraprakisht, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi që ky projektligj të tërhiqet nga rendi i ditës.

“Kishte me qenë shumë e mençur dhe profesionale edhe llogaridhënëse që ky ligj të tërhiqet prej ministrit Murati dhe të ulemi dhe diskutojmë ndërlidhjen dhe votimin që e kemi bërë për skemën sociale dhe të ecim tutje. Kjo është një kërkesë legjitime dhe minimale për gjitha debatet që i kemi pas. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë pozicion opozitar dhe politik, por me koncept të aspektit të pagës minimale dhe reformës sociale”, tha ai.

Krahas kësaj, deputetët miratuan edhe Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022./Lajmi.net/