Miratohet në lexim të parë ligji anti-Covid në Kuvendin e Kosovës

Pas një diskutimi të gjatë mes deputetëve të pozitës e opozitës në Kuvendin e Kosovës është miratuar projektligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë të shkaktuar nga virusi Korona.

Lajme

07/08/2020 18:21

Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 79 deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në votimin me ngritje dore të 76 deputetë kanë votuar pro, 1 deputet ka votuar kundër dhe 1 nuk ka marrë pjesë në votim.

Ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë së virusit Korona parasheh formimin e bazës ligjore që lejon shpërndarjen e gjobave për persona privat dhe juridik.

Shqyrtimi i dytë i këtij projektligji po bëhet me procedurë të përshpejtuar deri më 13 gusht kur Komisioni Funksional për Shëndetësi do t’i përcjellë rekomandimet tek Komisionet e Përhershme.

Shqyrtimi i dytë i këtij projektligji bëhet në seancën plenare me 14 gusht. /Lajmi.net/