Miratohet ligji që njerëzit të kthehen në pleh

Përveç varrosjes dhe djegies së trupit, njerëzit mund të kthehen edhe në material plehërimi për bimët.

Bota

23/05/2019 21:26

Kjo është miratuar me ligj në shtetin Uashington, të SHBA-ve.

Pas vdekjes, trupi i njeriut përzihet me copëza ashkle, kashtë dhe dhè, për javë të tëra, duke u kthyer në material plehërimi.

Kjo është një metodë që fermerët e kanë përdorur prej kohësh me kufomat e bagëtive. Qëllimi është që trupi i njeriut të kthehet në diçka organike që do të ndihmojë natyrën e gjelbër të japë sërish jetë.