Miratohet Ligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Po ashtu, në seancën e sotme plenare deri më tani ka votuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe zhvendosjen…

Lajme

09/02/2023 14:29

Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Po ashtu, në seancën e sotme plenare deri më tani ka votuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe zhvendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

Në lidhje me këtë projektligj, 61 vota ishin pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ku rrjedhimisht u ngarkuan komisioni i përhershëm dhe ata funksionalë që ta trajtojnë këtë projektligj dhe ta sjellin atë në lexim të dytë.