Miratohet Buxheti, në parim

Kuvendi miratoi në parim Projekt-Buxhetin për vitin 2014, me 59 vota “për”, 31 “kundër” dhe 1 “abstenim”. Qeveria mund të marrë frymë më lehtë, por ajo sonte nuk i pati numrat që tregojnë qëndrueshmëri.

Lajme

21/11/2013 18:15

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim Projektin e Buxhetit për vitin 2014.

Me 59 vota “për”, 31 “kundër” dhe 1 “abstenim”, deputetët aprovuan këtë dokument i cili është debatuar sot në Kuvend gjatë tërë ditës.

Tani i mbetet Komisionit funksional të Kuvendit t’i shqyrtojë vërejtjet e deputetëve dhe të vendosë inkorporimin eventual të tyre në dokumentin përfundimtar i cili së shpejti pritet të vijë para deputetëve për miratim.

Me votimin për Buxhetin, Qeveria kaloi një sfidë të përkohshme. Për pak javë, ajo mund të marrë frymë më lirshëm. Por, ajo sonte nuk i pati numrat që tregojnë qëndrueshmëri.