Miratohet Buxheti 2014

Buxheti i cili kap shumën prej rreth 1.6 miliard euro u votua nga 57 deputetë. 48 deputetë votuan kundër ndërsa një abstenoi. Kryeministri Thaçi përshëndeti miratimin e buxhetit.

Lajme

26/12/2013 12:44

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm në seancën e sotme.

Buxheti i cili kap shumën prej rreth 1.6 miliard euro u votua nga 57 deputetë. 48 deputetë votuan kundër ndërsa një abstenoi.

Votimin të buxhetit i hapi rrugë heqja e amendamentit i cili parashihte privatizimin e 75 përqind ë aksioneve të PTK’së përmes buxhetit.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar menjëherë miratimin e buxhetit.

“Falënderoj të gjithë deputetët për debatin e tyre konstruktiv dhe votimin e buxhetit për vitin 2014”.

“Ky buxhet është në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe do të shfrytëzohet për zhvillim ekonomik, krijim te vendeve të punës, reforma demokratike dhe mirëqenie të gjithëmbarshme”, ka thënë Thaçi.