Miratimi i masave të reja, Hoti mbledh ministrat në orën 18:00
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës sot në ora 18:00.
Lajme
Kështu u bë e ditur në një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Në këtë mbledhje pritet të merret vendim për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, pas rasteve të shumta.
Gjatë ditës në një konferencë për media, kryeministri Hoti ka njoftuar se do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në 5:00 të mengjesit, në komunat ku ka më së shumti të prekur nga Covd-19.
“Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00”, ka thënë Hoti.
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur 12 persona dhe janë infektuar me qindra. /Lajmi.net/